×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy qytetarë sulmohen në QKUK nga qentë endacakë, gazetari publikon pamje të rënda të lëndimeve

    Insajderi
    10 September 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy qytetarë janë sulmuar nga qentë endacakë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të martën.

    Kështu ka bërë të ditur gazetari Bujar Vitija me anë të një postimi në ‘Facebook’, ku ka njoftuar se të dy qytetarët morën lëndime nga tentimet për t’iu ikur qenve endacakë, shkruan Insajderi.

    “Sot jane sulmuar dy persona nga qente endacak ne QKUK ne afersi te Klinikes se Ortopedise. Paradite nje qytetar dhe pasdite nje teknike e Klinikes se Radiologjise e cila ishte duke shkuar ne Ortopedi per te kryer pune. Te dy me lendime nga kafshimet e qenve dhe nga perpjekja per te ikur”, ka shkruar ai.

    Ai i ka bërë thirrje nivelit qëndror dhe Komunës së Prishtinës ta bëjnë një zgjidhje të menjëhershme për çështjen e qenve endacakë.

    “E tmerrshme me pa kesi pamje. Komuna e Prishtines por edhe niveli qendror duhet perfundimisht me bo nje zgjidhje per kete çeshtja sa nuk ka pesuar dikush me jete”, përfundon ai.

    Vitia ka bashkëngjitur edhe pamje me përmbajtje të rëndë të lëndimeve të pësuara nga dy qytetarët që u sulmuan nga qentë endacakë:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark