Dy raste dhune në familje në Prishtinë brenda 24 orëve, një i dyshuar në mbajtje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste dhune në familje në Prishtinë brenda 24 orëve, një i dyshuar në mbajtje

    Insajderi
    13 August 2025 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste dhune në familje të ndodhura në Prishtinë gjatë 24 orëve të fundit.

    Në rastin e parë, të ndodhur më 12 gusht 2025, rreth orës 00:35, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua kosovare.

    Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti i dytë është regjistruar më 2 gusht 2025, rreth orës 10:12, ku një grua ka raportuar dhunë psikike nga një mashkull kosovar.

    Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark