Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, dy prej të cilëve nën dyshimin për dhunë në familje.
Njëri rast i dhunës në familje ka ndodhur në Gracanicë, ku një person i kombësisë serbe ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij, kurse rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, ku po ashtu bashkëshorti ka sulmuar fizikisht gruan e tij, duke e detyruar që të kërkojë tretman mjekësor.
Që të dy rastet raportohet se kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në cift.
Policia njofton po ashtu se në rajonin e Prishtinës, një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri në derën e një kompanie meqë nuk ka arritur që ta hapë atë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 34 aksidente trafiku, prej të cilave 8 kanë qenë me të lënduar./Insajderi.com