Dy raste të dhunimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të dhunimit në rajonin e Prishtinës, arrestohen tre persona

    Insajderi
    03 February 2025 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e tre personave në rajonin e Prishtinës për veprën penale “dhunim”.

    Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Prishtinë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

    Sipas PK’së, ngjarja ka ndodhur përgjatë së dielës.

    Prishtinë / 02.02.2025 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, në Fushë Kosovë është arrestuar një person për të njëjtën vepër penale. Siç thuhet në raport, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Fushë Kosovë / 31.01.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt“, thuhet në raport. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark