Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vrasjes në tentativë që kanë ndodhur në Fushë Kosovë, raporton Insajderi.
Rasti i parë ka ndodhur më 14 dhjetor 2024, rreth orës 23:30, kur gjatë një përleshje mes dy grupeve, një person mashkull kosovar ka pësuar plagë në këmbë nga arma e zjarrit.
I plagosuri ka marrë tretman mjekësor në QKUK dhe është liruar më vonë.
Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë sekuestruar si prova.
Pas ngjarjes, janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë dhe ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur më 15 dhjetor 2024, në orën 18:00, ku një tjetër përleshje mes dy grupeve ka shkaktuar lëndime trupore për një tjetër viktimë mashkull kosovar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia ka njoftuar prokurorin dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Insajderi