Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ndërsa informohet nga një ekspert hapësinor për mënyrën se si lëshohen satelitët në hapësirë.
Në video, dëgjohet eksperti tek i premton kryeministrit se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, Albania 1 do të lëshohet në mars, ndërsa i dyti në muajin qershor.
Kreu i qeverisë deklaroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë që do të jenë shumë të nevojshëm për kontrollin e territorit.
Në video, shihet nisja e një rakete Falcon X të kompanisë së Elon Musk, duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë arritur marrëveshje me këtë kompani.