"Dy serb më rrahën shqelma e grushta", mësuesi nga Malisheva rrëfen momentin e rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Dy serb më rrahën shqelma e grushta”, mësuesi nga Malisheva rrëfen momentin e rëndë

    Insajderi
    01 January 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismail Krasniqi, është mësuesi më i vjetër në komunën e Malishevës. Qysh nga viti 1950, ai ka shërbyer në arsim tek disa gjenerata.

    Në një intervistë për Insajderin, ai ka rrëfyer disa nga momentet që akoma i mban mend nga koha kur ishte mësimdhënës.

    Pas vrasjes se Rifat Berishës, Krasniqi tha se disa serb kishin dhënë urdhër që asnjë fëmijë i tyre, pra i Berishajve të mos e vazhdojë shkollimin.

    Pasi Krasniqi iu bëri ballë urdhrave të serbëve dhe i regjistroi dy fëmijë në shkollë, ai u rrah e u malltretua për dy ditë radhazi nga serbët.

    “Me 17 maj u vra Rifat berisha, dhe kërkush nxansat e Berishës ska guxu me i marr, une e bona dorën grusht i regjistrova dy djemtë e Halil Berishës, që ishin në luftë me Rifatin, masnej m’kan thirr dy udbash Milosav dhe Mirko, dy ditë jam rre, jo pak, shamje, grushta e shkelma”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Ndiqni intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark