Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata dyshohen për kalim të paautorizuar të kufirit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se dy të dyshuarit ishin në një veturë me targa të Serbisë, shkruan Insajderi.
“KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT- Zernosek, Leposaviq 07.09.2024, 22:45. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/