Enver Rexha, Drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) ka dhënë një intervistë të gjatë për Insajderin dhe kur për herë të parë ka folur për zbulimet që kanë bërë në kalanë e Novobërdës.
Në këtë intervistë ai ka treguar se kanë zbuluar fakte që përtej çdo dyshimi provojnë që kjo kala nuk është më veç e shekullit XIV.
Sipas tij kjo teori, që fatkeqësisht është shpërndarë ndonjëherë edhe nga studiues shqiptarë, është pjesë e propagandës serbe kundër Kosovës.
Ai ka thënë që faktet e gjetura së fundmi, zbulojnë se kjo kala është së paku e shekullit VI, por ndoshta edhe e më hershme.
Tutje Rexha ka shpjeguar se si lidhej ajo me vendbanimin e lashtë në Ulpianë dhe se si qytetërimi dardanë në Kosovë kishte edhe urbanizëm të zhvilluar.
Rexha thotë se dëshmitë janë të pakontestueshme se këtu kanë banuar fisi Dardanë i Ilirëve dhe se krejt propaganda serbe për ta mohuar këtë fakt nis qysh dy shekuj më parë.
Intervistën e plotë e gjeni këtu: