![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një grua ka raportuar për dy shpërthime gjatë të shtunës në Mitrovicën e Veriut
Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar për gjuajtjen e dy shok-bombave.
Nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri 15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet.