Dy spitale u sulmuan në Sumy, thonë zyrtarët ukrainas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy spitale u sulmuan në Sumy, thonë zyrtarët ukrainas

    Insajderi
    19 March 2025 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ruse kryen sulme me dronë në dy spitale në rajonin verior të Ukrainës Sumy, thonë zyrtarët ukrainas.

    Brenda pak orëve pas përfundimit të bisedës Trump-Putin dje, një dron goditi një spital në qytetin Sumy me 147 pacientë dhe 22 veta staf brenda, thuhet në një deklaratë nga prokurorët ukrainas, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Më pas, në orët e para të së mërkurës, gjashtë dronë sulmuan një spital në qytetin rajonal të Krasnopillya me 49 pacientë dhe 11 veta staf brenda, thuhet në deklaratë.

    Në deklaratë thuhet se ndërtesa pësoi dëme të konsiderueshme, por askush nuk u lëndua sepse ata ishin në një strehë në kohën e sulmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark