Dy serbë të plagosur pjesëtarë të formacionit terrorist që sulmuan Policinë e Kosovës, të cilin janë larguar nga Kosova, janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Novi Pazar të Serbisë.
Hyrjen gjatë gjithë natës e kanë ruajtur pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka raportuar media serbe “Nova”.
Media serbe raportoi se Spitali i Përgjithshëm nuk po i jep askujt informacione rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve në fshatin Banjskë të Zveçanit.