Dy persona janë arrestuar gjatë së hënës në Fushë-Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizin ata, u gjet një qese me peshë 26 gramë kokainë.
Policia po ashtu gjeti dhe konfiskoi dy telefona, para kesh dhe vetura.
Po ashtu janë kontrolluar dy shtëpitë e tyre, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.