Dy të arrestuar në Tiranë, dyshohet se shpërndanin heroinë e kokainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të arrestuar në Tiranë, dyshohet se shpërndanin heroinë e kokainë

    Insajderi
    06 March 2025 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

    Sipas policisë, i dyshuari i parë lëvizte me taksi të ndryshme, për të shpërndarë doza heroine.

    “Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Poashtu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar, banues në Fier, nga kontrolli në automjet e të cilit u gjet një pako me 56 gramë kokainë.

    “Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark