Dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld janë liruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld janë liruar

    Insajderi
    27 February 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona, që ishin arrestuar të mërkurën në Bielefeld pas të shtënave me armë para gjykatës, janë liruar, raporton “Radio Bielefeld”. 

    Katër persona u plagosën pas përfundimit të seancës ndaj Huseyin Akkurt, njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani më 9 mars të vitit të kaluar. 

    Babai dhe vëllai i Akkurtit pretendohet se janë plagosur, ndërsa një 23-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

    Dy persona u arrestuan, ndërsa policia po e kërkon si të dyshuar edhe vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani. 

    Të arrestuarit të mërkurën është konstatuar se nuk kanë të bëjnë me të shtënat dhe i përkisnin familjes që u qëllua me armë zjarri. Avokatët Lutz Klose dhe Jan-Christian Hochmann kanë konfirmuar lirimin e tyre.

    Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë vëllain dhe motrën e Besar Nimanit në një makinë të zezë që u largua nga vendi i ngjarjes. Pjesëmarrësit në gjyq po ashtu vunë re se të dy u larguan para kohe nga salla e gjyqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark