Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e një personi në Podujevë gjatë mbrëmjes të së dielës.
“Në vazhdimësi të veprimeve të saja policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore që konsistojnë në kërkimin edhe të disa personave të tjerë të dyshuar si dhe po punon për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, ndaj të të dyshuarve F.Ll dhe S.Ll është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh.
Mbrëmë në Podujeve rreth orës 22, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person me inicialet F.B, 25 vjeçar, ka mbetur i vdekur kurse personi tjetër tjetri, E.ll 30 vjeç, është duke marrë tretman mjekësor.
Policia po ashtu ka njoftuar se ka sekuestruar në vendin e ngjarjes tri automjete, dy pistoleta, një AK-47 me 51 fishekë. /Insajderi.com