×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të dyshuar sulmojnë prindin e një personi në Mitrovicë, e bëjnë për QKUK

    Insajderi
    21 November 2024 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë sulmuar fizikisht prindin e një personi në Mitrovicë mbrëmjen e së mërkurës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

    Në raport njoftohet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

    “Mitrovicë Jugu 19.11.2024 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK’së. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark