Dy të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA) janë arrestuar sot në Ferizaj.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se dy të dyshuarit janë takuar me oficerin e BIA’s jashtë Kosovës.
Po ashtu, ka thënë se të dyshuarit nuk e kanë njohur njëri tjetrin në këtë angazhim.
“Takimet e të dyshuarve kanë ndodhur në vende ndryshme në rajon, me shërbimin sekret serb. Ata janë takuar edhe në Serbi edhe në Shqipëri, dhe jo vetëm. Ndaras gjithmonë. Informatat që ekzistojnë janë që këta nuk e kanë njohur njëri tjetri në angazhim, kjo tregon që operacioni sekret i Serbisë ka qenë tepër i detajuar”, ka thënë ai në Pressing.