Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që së shpejti të marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.
Skënder Gojani i cili është avokat i Granit Plavës dhe Ahmet Gjinovci avokat i Kushtrim Kokallës, thanë para mediave se pritet të merret vendimi.
“I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha para mediave Gjinovci.
Ata thanë se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje.