Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një shpërthimit të një granate dore që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në kafen ”Bahçe” që është në pronësi të Korab Llukës djalit të Ekrem Llukës në Pejë.
Xhevat Ibraj zëdhënës i policisë tha për GazetënExpress se një 16-vjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit, është liruar për në shtëpi.
Ibraj ka treguar se shpërthimi në këtë lokal ka nodhur në orën 00:40 dhe ka shumë dëme materiale.
“ Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe po punohet bashkë me prokurorin e shtetit për të zbuluar motivin dhe rrethanat për kryesin e kësaj vepre”, tha Ibraj.
Ndonësre policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast. /Insajderi