Dy të mitur tentojnë të grabitin një market në Gjilan, sulmojnë punëtoren me shishe qelqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të mitur tentojnë të grabitin një market në Gjilan, sulmojnë punëtoren me shishe qelqi

    Insajderi
    18 March 2025 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë pasdites së djeshme rreth orës 17:30 në Gjilan, dy persona të moshës së mitur kanë tentuar që të kryenin grabitje në një market.

    Gjatë grabitjes ata kanë sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    Gjilan  16.03.2025-17:30.  Me datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark