Para dy dite dy komisionerë janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, shkruan IndeksOnline.
S.M dhe A.K u ndaluan pas publikimit të një videoincizimi në të cilin thuhej se kandidatja për deputete nga AAK-ja, Meliza Haradinaj-Stublla me ndihmën e bashkëshortit kishte manipuluar me rezultatin.
Të njëjtit kanë thënë para prokurorit të rastit se janë takuar me bashkëshortin e kandidates për deputete, Albana Bytyqi, duke mos bërë të ditur arsyet e takimit.
Por Bytyqi ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë. “S’kemi të bëjme asgjë me ta”, tha ajo.
Kurse bashkëshorti, Jetmir Bytyqi ka thënë se nuk e ka ftuar askush nga Policia e Prokuroria, duke e cilësuar gënjeshtër deklaratën e të arrestuarve.
IndeksOnline ka tentuar ta kontaktoj Bytyqin por e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatave.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, Meliza Haradinaj-Stublla ishte në mesin e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, tani pas rinumërimit të disa vendvotimeve ajo ka mbetur jashtë Kuvendit.
Vendin e saj e zuri Albana Bytyqi e cili në zgjedhjet e fundit mori 4 mijë e 420 vota. Kjo e fundit u ankua që ish-kandidatja e AAK-së i ka vjedhur vota.