Dy të plagosur nga të shtënat në një xhami në Suedi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy të plagosur nga të shtënat në një xhami në Suedi

    Insajderi
    15 August 2025 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona u plagosën në një të shtënë me armë pranë një xhamie në qytetin suedez të Orebros, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se rasti po hetohej si tentativë vrasjeje.

    Të dy viktimat u dërguan në spital, njoftoi një zëdhënës i policisë.

    Ai nuk pranoi të komentonte mbi shkallën e lëndimeve të tyre, shkruan Reuters.

    Transmetuesi publik SVT raportoi, duke cituar një dëshmitar okular të paidentifikuar, se një person u qëllua menjëherë pasi doli nga xhamia pas lutjeve të së premtes.

    Autori i krimit ende nuk është kapur dhe nuk është e qartë nëse ata kishin në shënjestër xhaminë apo individë të caktuar.

    Shërbimet e emergjencës ishin të pranishme në numër të madh në vendngjarje dhe policia i ka kërkuar publikut të qëndrojë larg.

    Ndryshe, në shkurt, dhjetë studentë dhe mësues u vranë në një të shtënë me armë në Orebro, në atë që u bë sulmi më vdekjeprurës me armë në Suedi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark