Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.