Dy të vdekur e 15 të lënduar nga zjarri në një spital në Gjermani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dy të vdekur e 15 të lënduar nga zjarri në një spital në Gjermani

    Insajderi
    30 September 2016 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr masiv ka kapluar Spitalin Universitar Bergmannsheil në qytetin Bochum, në veri-perëndim të Gjermanisë.

    Si pasojë e të cilit kanë mbetur të vdekur dy persona njofton policia gjermane.

    Kurse shtatë nga 15 të lënduarit janë në gjendje kritike, shkruan Reuters.

    Zjarri pothuajse ka shkatërruar plotësisht katin më të lartë të ndërtesës së spitalit, ndërsa 128 persona janë evakuuar nga spitali pas shpërthimit. Raportohet se tani zjarri është nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve.

    Spitali Universitar Bergmannsheil është një nga spitalet më të mëdha në këtë zone, I cili është themelua në vitin 1890.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark