Dy persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të ndodhura në Kosovë në 24 orët e fundit.
Në fshatin Landovicë të Prizrenit, në një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ka humbur jetën një burrë dhe katër të tjerë janë lënduar.
Siç njofton policia, raportohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrues dhe është ndeshur me kamionin.
Në një aksident tjetër në Grancanicë, një burrë i kombësisë serbe ka humbur jetën. Siç njoftohet, ai ka humbur kontrollin e veturës, ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.
Në 24 orët e fundit, policia njofton se janë shënuar gjithsej 34 aksidente trafiku./Insajderi.com