Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orë në Pogradec dhe Bilisht.
Sipas informacioneve, një 67-vjeçar, banues në Bilisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ndërsa një 75-vjeçar banues në fshatiun Homçan, Pogradec, nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali dhe ka ndërruar jetë.
Devoll/Pogradec
Informacione paraprake. Më datë 31.10.2021, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.