×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Dy të vdekur nga përleshjet e migrantëve në Bosnje

    Insajderi
    01 October 2020 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona u vranë, dhjetë u plagosën rëndë dhe tetë më lehtë në përleshjet midis migrantëve në vendbanimin Zhegar në Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës.

    Lajmin e konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Alle Shildediq, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana.

    Incidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

    “Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, tha Shildediq për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër.

    Vlerësohet se aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8,500 migrantë dhe refugjatë.

    Rreth 6,000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi./rel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark