Dy tentim vrasje janë raportuar në raportin e Policisë të kenë ndodhur në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Njëri rast në Prishtinë e tjetri në Gjilan, meqë rast janë arrestuar dy persona.
Të njëjtit sipas policisë janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 07.01.2025-23:55. Me 13.01.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj dy viktimave kosovarë. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
“Rr. Isa Boletini, Gjilan / 13.11.2024-20:21. Lidhur me rastin me 13.01.2025 është arrestuar i dyshuari kosovar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
/Insajderi