Dy tërmete të lehta me një distancë prej disa minutash janë regjistruar në gadishullin e Malit Athos të hënën.
I pari, në orën 16:39, ishte me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ndodhej 11 km lindje-juglindje të Ouranoupolis, tha Observatori Kombëtar i Institutit Gjeodinamik të Athinës.
I dyti, me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 16:24, me epiqendër 11 km në perëndim-veriperëndim të Karyes në malin Athos.
Aktiviteti sizmik i shkallës së ulët është regjistruar në rajonin e Malit Athos që në fillim të këtij muaji.