Mediat turke janë duke raportuar gjerësisht për dy persona si organizatorë të tentimit për grusht shtet mbrëmë në Turqi.
BBC njofton se njëri nga ata është Akin Ozturk, ish komandant i Forcave Ajrore të Turqisë, i cili u pensionua nga ushtria në gusht të vitit 2015, po i cili ka vazhduar të shërbejë si anëtar i Këshillit Suprem të Ushtrisë, përcjell Express.
Personi i dytë për të cilin mediat turke raportojnë se është organizatori i puçit, është gjeneral- lejtnant Metin Iyidil, komandant për Ushtrime Luftarake dhe Mbështetje i Forcave Tokësore dhe të Komandës së Doktrinës.