Pesë persona dyshohet se kanë grabitur para nga dy vajza nga Venezuela në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë ata kanë grabitur një shumë të parave, njëri nën kërcënimin e armës dhe katër të tjerë me thika.
“Rr. UÇK, Prishtinë 27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.