Bashkimi Evropian ka vënë sanksione ndaj dy vajzave të presidentit rus Vladimir Putinit, si pjesë e paketës së re të masave që shënjestron Rusinë për pushtimin e Ukrainës, sipas dy zyrtarëve të BE-së.
BE-ja përfshiu Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova në listën e saj të individëve që përballen me ngrirje të aseteve dhe ndalim të udhëtimit, raporton AP.
Dy ditë më parë, SHBA-ja njoftoi se pas masakrës së shënuar në rajon të Kievit ka vendosur që të zgjerojë sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë dy vajzat e presidentit rus Vladimir Putin.