Dy vdekje si raste të ndryshme janë raportuar në Komunën e Pejës ditën e shtunë. Njëri nga ta humbi jetën në Spitalin e Pejës si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore, teksa tjetri është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Vitomericë.
Për të dyja rastet ndarazi ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.
“Pejë / 23.03.2024 – 13:45. Është raportuar se pacienti mashkull/k që ishte në shtrirë në Spitalin e Pejës, për arsye shëndetësor ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
“Vitomiricë, Pejë / 23.03.2024 – 22:30. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin tjetër të policisë. /Insajderi.org/