Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë jetën e dy qytetarëve në Serbi, raporton Insajderi.
Dy persona vdiqën nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi, raporton Dnevnik Nova TV. Mushkonjat e infektuara u gjetën në tetë vende në Pançevo dhe Beograd.
Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë Milan Jovanovic Batut në Beograd njoftoi se deri më 6 gusht, dy raste të virusit të Nilit Perëndimor ishin regjistruar në Serbi. Një burrë i infektuar (63) dhe një grua (50) vdiqën.
Instituti raporton se ata të dy kishin sëmundje kronike dhe jetonin në rrethet Južnobački dhe Srijemski.
Kujtojmë që në Kosovë, në vitin 2019 ishte regjistruar një vdekje nga virusi i Nilit Perëndimor.
Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen të rreth 20% e njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë dhembje koke, lodhje dhe dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike.
VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.
Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.