Dy vëllezër arrestohen në durrës, dyshohet se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Dy vëllezër arrestohen në durrës, dyshohet se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar

    Insajderi
    11 February 2024 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Durrës ka arrestuar dy vëllezër që dyshohen se tentuan ta shtypnin me veturë një 46-vjeçar.

    Raportohet se i dëmtuari kishte dërguar veturën e tij te subjekti i dy vëllezërve, për ta lyer. Të dyshuarit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të në qytet.

    46-vjeçari tha se në Shkozet, ka konstatuar dy vëllezërit që lëviznin me veturën e tij, tha policia shqiptare në një njoftim.

    Viktima doli para veturës që ta ndalonte, dyshohet se pastaj vëllezërit kanë tentuar ta shtypnin duke e marrë në kofanon e veturës, deri në afërsi të universitetit.

    Pas kësaj dyshohet se ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar.

    Të dyshuarit u arrestuan në flagrancë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark