Dy vëllezër rrahin punëtorin në një lokal në “Prishtina Mall” - Ua kërkoi rrogën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Dy vëllezër rrahin punëtorin në një lokal në “Prishtina Mall” – Ua kërkoi rrogën

    Insajderi
    07 March 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe motivet jo rrallëherë dalin të jenë për shkak të pagave. Konfliktet e tilla verbale përfundojnë edhe në përleshje, për çka të dyshuarit futën në telashe. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në objektin e qendrës tregtare që pritet të hapet edhe pak ditë, Prishtina Mall, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

    Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë, njëri prej të cilëve pronar i lokalit “Hamleys”, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një punëtor 26-vjeçar.

    Sinjali mëson se incidenti ka ndodhur paradite, ku intervenoi edhe Policia, me ç’rast viktima u dërgua në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Bazuar në dëshminë e viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, shefi i tij A.H., bashkë me vëllain e tij, Xh.H., e kanë rrahur me grushte dhe çekan, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur për pagesën për punët e kryera. Punëtori po pretendon se u sulmua nga shefi pasi ia kërkoi pagën e tij, gjë që i kushtoi me sulm, duke pësuar kështu lëndime trupore.

    Përveç tyre, edhe të dyshuarit janë intervistuar për veprën për të cilën dyshohen dhe kanë dhënë versionet e tyre se si ndodhi ngjarja.

    Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e dy vëllezërve të dyshuar dhe inicimin e rastit ndaj tyre për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark