Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2885 teste të kryera janë regjistruar 20 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 5 vetëm në Kumanovë.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 2 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 155.507 raste, prej të cilëve 149.612 janë shëruar, kurse 5.470 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 425 raste aktive me virusin korona, 189 prej të cilëve janë të regjistruar në Shkup, kurse 53 në Kumanovë.