Një aeroplan është rrëzuar në veri-perëndim të Grafton në Uellsin e Ri Jugor të Australisë.
Sipas policisë, mjeti i vogël ajror u rrëzuar rreth orës 8:50 në një pronë në Lilydale, pasi u përplas me linjat e energjisë elektrike.
Viktimat janë një fëmijë rreth 10 vjeç dhe një 30-vjeçar.
Në vendngjarje ka nisur hetimi nga ekspertët e mjekësisë ligjore. Inspektori Richard Garrels u shpreh se shkak i rrëzimit të avionit të vogël në bregun e lumit Clarence, dyshohet të jenë bërë linjat e energjisë.
Të tronditur nga ngjarje mbetën banorët e zonës, që thanë se çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe nuk mundën në të japin asnjë ndihmë për personat në bord.