×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dy vite rrugëtim drejt kapjes së Prokurorisë – si dështuan miqtë e Martin Berishajt që ta fusin nën kthetra KPK-në?

    Insajderi
    24 March 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti kishte vendosur ta ndryshojë ligjin e vjetër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në emër të reformës në drejtësi.

    Tetë muaj më parë, deputetët e pushtetit, pa opozitën – me 60 vota për i thanë po Ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Menjëherë pas votimit reagoi Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke u shprehur kundër Ligjit në fjalë.

    Këshilli pati paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij Ligji, pasi sipas tyre me këtë ligj po cenohej mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit dhe sidomos po pamundësohej funksionalizimi i sistemit prokurorial duke e bërë atë lehtësisht të ndikuar nga politika.

    “Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës. KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese”, thuhej në reagimin e KPK-së.

    Tutje në reagim thuhet se “asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”.

    Sot, tetë muaj pas votimit pro në Kuvend, dhe rreth dy vjet prej kur kanë nis diskutimet për kë Ligj, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzon ligjin që synonte kontroll politik mbi prokurorët, duke bërë që miqtë e ambasadorit Martin Berishaj, si kryeminsitri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të dështojnë ta kapin drejtësinë, konkretisht Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    “Gjykata njëzëri ka vendosur që të (i) deklarojë kërkesat e pranueshme dhe të konstatojë që: (ii) pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe neni 8, përkatësisht neni 10/A i Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], paragrafin 10 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] dhe nenin 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit] të Kushtetutës; (iii) paragrafi 2/a i nenit 13 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; (iv) paragrafi 5 i nenit 16 të Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës; (v) neni 18, përkatësisht 23/A i Ligjit të kontestuar nuk është në përputhshmëri me nenet 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës; (vi) paragrafi 3 i nenit 11 dhe neni 20 i Ligjit të kontestuar nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike], nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe paragrafin 1 të nenit 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës] të Kushtetutës; dhe (vii) të shpallë të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin nr.08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Thelbi i pretendimeve të parashtruesve të kërkesave, të mbështetura edhe nga Këshilli Prokurorial, Oda e Avokatëve por, në esencë, edhe nga Avokati i Popullit sa i përket çështjeve që ndërlidhen me kompetencat e tij dhe të kundërshtuara nga Ministria e Drejtësisë, ndërlidhet me cenimin e pavarësisë kushtetuese të Këshillit Prokurorial”, thuhet tutje.

    Opozita e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese

    Me 1 korrik 2022, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, në dy çështje të ndara, iu drejtuan Kushtetueses, duke e kërkuar opinionin e saj, ngase, sipas tyre, ky Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës ishte kundërkushtetues.

    I pari që e dërgoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese, ishte shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

    Tahiri tha se ky ligj e cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në vend, duke pretenduar se i njëjti bie ndesh me gjashtë nene.

    “Asnjëherë nuk kemi pasë një tendencë kaq të qartë me kapë një sistem prokurorial të tërin, siç ka ndodhur me miratimin e këtij ligji nga mazhoranca. Konsiderojmë se është një bazë e mjaftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me kushtetutën një ligj të tillë”, pati thënë Tahiri para dyerve të gjykatës, menjëherë pasi e kishte dorëzuar ligjin në Kushtetuese.

    Në po të njëjtën ditë, edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e dorëzoi të njëjtin ligj në Kushtetuese, duke e quajtur kundër frymës së kushtetutës së vendit.

    “Interferimet në Këshillin Prokurorial dhe në sistemin e drejtësisë në mënyrë politike janë jo të shëndetshme për demokracinë, por edhe për pavarësinë e gjyqësorit. Nuk guxojmë ta lejojmë atë që ne e quajmë kapje institucionale”, pati deklaruar Zemaj.

    Çka parasheh ligji, cilat janë ndryshimet?

    Me ligjin e ri parashihen shtatë anëtarë, katër prej tyre prokurorë, dy anëtarë të zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës, një anëtar të delegohet nga Avokati i Popullit.

    Ligji i vjetër e përcaktonte numrin e anëtarëve të këshillit në 13, 10 prej tyre prokurorë, duke e përfshirë kryeprokurorin e Shtetit, një anëtar avokat nga Oda e Avokatëve, një anëtar profesor universitar i drejtësisë, një anëtar përfaqësues nga shoqëria civile.

    Zvogëlimi i numrit të anëtarëve të këshillit, që parashihet me ligjin e ri, është njëri ndër ndryshimet më thelbësore e që i pati përplasur pozitën, opozitën, por edhe vetë Këshillin Prokurorial.

    Kjo pasi, sipas opozitës, numri prej shtatë anëtarëve në këshill do ta bëjë shumë më të lehtë politizimin e të “kapet” këshilli nga pushteti.

    Për më tepër, Ministria e Drejtësisë fillimisht kishte propozuar që katër nga shtatë anëtarët e këshillit të zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës, por kjo u pa si ndikim i drejtpërdrejtë i politikës në drejtësi nga Komisioni i Venecias, në opinonin e të cilit, në lidhje me këtë ligj, thuhej: “Reforma nuk duhet të çojë në nënshtrim të KPK-së ndaj shumicës qeverisëse”.

    Ende nuk dihet se kur Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim në lidhje me këtë ligj. Në anën tjetër, ka edhe një proces tjetër në lidhje me prokurorinë, konkretisht zgjedhja e kryeprokurorit, që ka mbetur peng i mosdekretimit nga presidentja.

    Çka është Këshilli Prokurorial?

    Këshilli Prokurorial është institucion i pavarur, i cili është përgjegjës për rekrutimin dhe propozimin e kandidatëve, për emërimin dhe riemërimin në zyrën prokuroriale, si dhe vlerëson, ngrit në detyrë, shkarkon, transferon dhe ofron mbështetje në trajnimin e prokurorëve.

    Gjithashtu, Këshilli zgjedh Kryeprokurorin e shtetit, e bashkë me të është përgjegjës për menaxhimin e buxhetit të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.

    Pra, Këshilli Prokurorial është organi më i rëndësishëm i akuzës në Kosovë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark