“Dy vjet pushim lehonie për gratë”, nisin premtimet e mëdha parazgjedhore- Çka po premton Ferid Agani? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dy vjet pushim lehonie për gratë”, nisin premtimet e mëdha parazgjedhore- Çka po premton Ferid Agani?

    Insajderi
    01 October 2024 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vlerëson se nëse shteti do ta bënte pushimin e lehonisë dy vjet, ky do të ishte kontribut i drejtpërdrejt për mirëqenien psikofizike të gruas.

    Në Rubikon të Klan Kosovës ai theksoi se kjo është kur shteti kujdeset për pozitën reale të gruas, e jo që në njërën anë e shtyn në një angazhim shoqëror maksimal, e në anën tjetër në familje krijohen tensione të cilat janë rezultat i strukturës patriarkale të asaj familjeje nëpër dekadat e kaluara.

    “Tash e ke pushimin e lehonisë më të shkurtër. Sikur të bëhej dy vite, shteti t’ia bënte gruas dy vite pushimin e lehonisë ky është kontribut drejtpërdrejt në mirëqenien psikofizike të gruas. E jo që të në njërën anë e shtyn në një angazhim shoqëror maksimal, në anën tjetër krijohen tensione”, deklaroi ndër të tjera ai.

    Ai ka thënë se po të vinte në pushtet, do të merrej vesh edhe me sektorin privat për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që çështja e pushimit të lehonisë të bëhej dy vite.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark