Paolo Dybala nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Ylli argjentinas e ka marrë një ofertë stratosferike nga Arabia Saudite, e cila e ka tunduar jo pak atë.
Klubi i tij aktual, Roma, do të donte ta ketë në ekip sa më gjatë të jetë e mundur ish-futbollistin e Palermos dhe të Juventusit.
Megjithatë, oferta e arritur nga klubi Al-Qadsiah i ka trazuar ujërat.
Oferta e parë ishte 20 milionë euro plus bonuse për një sezon, por ajo është refuzuar.
Tash, klubi saudit pritet ta përmirësojë ofertën para 20 gushtit dhe përfaqësuesi argjentinas do të vendosë përfundimisht deri të martën që vjen.
Zemra e tij është në Romë, por kushtet që do t’ia ofrojë klubi nga Saudi Pro League mund të ndryshojë gjithçka.
Pra, java tjetër do të jetë vendimtare për të ardhmen e Dybalas, teksa mediat italiane shkruajnë se në vend të tij Roma mund ta transferojë yllin kosovar, Edon Zhegrova.