Dyfishohet numri i fëmijëve të vdekur në Jemen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dyfishohet numri i fëmijëve të vdekur në Jemen

    Insajderi
    27 March 2017 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas raportit të UNICEF-it, në Jemen ku po vazhdon lufta e brendshme, numri i fëmijëve të vdekur, plagosur, ose të detyruar të marrin pjesë në luftë, gjatë vitit të fundit është rritur dyfish më shumë.

    Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njofton se gjatë vitit të fundit, është dyfishuar numri i fëmijëve të vdekur, plagosur, ose të detyruar për të marrë pjesë në luftë, raporton Anadolu Agency (AA)

    Më tej thuhet se Jemeni po përballet me rrezikun e urisë për shkak të përleshjeve. Bëhet e ditur se rreth gjysëm milion fëmijë përballen jashtëzakonisht me të ushqyerit e pamjaftueshëm.

    Një mijë e 500 fëmijë të vrarë

    Në raport, theksohet se 80 përqind e popullsisë ka nevojë për ndihma humanitare dhe se numri i fëmijëve të detyruar për të marrë pjesë në luftë po rritet çdo ditë e më shumë, kurse dy të tretat e vajzave po martohen para moshës 18 vjeçare.

    Sipas raportit të UNICEF-it, në Jemen ku po vazhdon lufta e brendshme, numri i fëmijëve të vdekur, plagosur, ose të detyruar të marrin pjesë në luftë, gjatë vitit të fundit, është rritur për rreth dyfish më shumë.

    Numri i fëmijëve të vrarë nga 900 është rritur për në 1.500, numri i fëmijëve të plagosur prej rreth 1.300 në 2.450, dhe numri i fëmijëve të detyruar për të luftuar nga 850 është rritur në 1.580. Ndërkaq, numri i sulmeve dhe bombardimeve ndaj shkollave është rritur katërfish, duke arritur numrin 212.

    2 milionë fëmijë pa shkolla

    Në këtë shtet ku edhe sistemi shëndetësor është rrënuar, sipas raportit, 15 milionë njerëz nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore, kurse 106 njerëz kanë vdekur për shkak të kolerës dhe diarresë akute.Në raport mes tjerash bëhet e ditur se rreth 1.600 shkolla janë dëmtuar ose tanimë janë të papërdorshme për shkak se përdoren si strehimore nga familjet e larguara nga vendet e tyre. Po ashtu sipas këtij raporti, 2 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark