Dyshime për helmim, Abramovich dhe delegacioni i Ukrainës kanë shfaqur shenja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Dyshime për helmim, Abramovich dhe delegacioni i Ukrainës kanë shfaqur shenja

    Insajderi
    28 March 2022 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oligarku rus, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes nga Ukraina kanë përjetuar simptoma që dyshohen se erdhën nga helmimi pas një takimi në Kiev më herët gjatë këtij muaji, kanë thënë disa njerëz që janë të informuar me rastin, shkruan The Wall Street Journal.

    Pas takimit në kryeqytetin e Ukrianës, Abramovich, që ka udhëtuar ndërmjet Moskës, Lviv-it dhe vendeve të tjera të negociatave, si dhe dy anëtarë të tjerë të ekipit të Ukrainës kanë zhvilluar simptoma që përfshijnë skuqjen e syrit, lotim në mënyrë të vazhdueshme dhe rënie të lëkurës në fytyrë dhe në duar, thanë të afërmit.

    Ata fajësuan radikalët në Moskë për sulmin e dyshuar të cilët ata thonë se dëshironin sabotimin e bisedimeve për përfundimin e luftës. Një person i afërt me Abramovich tha se nuk është e qartë se kush ka targetuar grupin.

    Abramovich dhe negociatorët ukrainës, që përfshinë ligjvënësin nga Krimea, Rustem Umerov, janë përmirësuar që nga atëherë dhe janë jasht rrezikut për jetë, njoftojnë burimet. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, që ishte takuar me Abrmovich, nuk ishte infektuar. Zëdhënësi i Zelenksy tha se ai nuk kishte informacione në lidhje me dyshimet për helmim.

    Ekspertët perëndimorë që analizuan incidentin thane se ishte e vështirë për të përcaktuar nëse simptomat ishin të shkaktuara nga një agjent kimik ose biologjik apo ishte një lloj sulmi me rreze elektroganetike, sipas burimeve të me njohuri të qeshjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark