×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshime për mashtrim me subvencione në 6 komuna, arrestohen 11 persona

    Insajderi
    29 June 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna. 11 persona u arrestuan nën dyshimet për dallavere me subvencione.

    Nën dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, operacioni u zhvillua në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

    Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

    “Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

    Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.”, njoftoi Policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark