Përleshja fizike në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në lokalin e natës “Kobra City” përfundoi tragjikisht. Një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Viktima Visar Cengu nga Kukësi dyshohet se e ndjek me makinë dhe më pas mbeti i vrarë nga pronari i lokalit në fjalë, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”. Ndërsa i plagosuri Rufgen Shehu është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Kukësit.
Nga Prokuoria e Prizrenit i kanë thënë Insajderit se vrasja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një fature prej 400 eurosh.
Për më shumë shikoni videon e plotë: