Dyshimet për mjet shpërthyes në Prishtinë, raportohet se u vendos pranë ordinancës së gjinekologut që u sulmua fizikisht para disa ditësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për mjet shpërthyes në Prishtinë, raportohet se u vendos pranë ordinancës së gjinekologut që u sulmua fizikisht para disa ditësh

    Insajderi
    25 May 2025 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:00, ka pranuar një informacion lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

    Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, tha Ahmeti.

    Siç është raportuar në media, mjeti shpërthyes dyshohet se është vendosur pranë klinikës së gjinekologut Afrim Veliu, i cili është sulmuar fizikisht dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore pak ditë më parë.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë me avokatin e gjinekologut, Veton Rrecaj, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë asnjë përgjigje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark