Mbrëmjen e së dielës dyshohet se ka pasur të shtëna armësh në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Sipas një dëshmitari, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” dhe bëhet fjalë për një zënkë. Si shkak i kësaj zënke, dy grupe kanë përdorur edhe armët.
Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë një sqarim lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje.
Në adresën e Insajderit janë sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku prezent janë parë patrulla policore. /Insajderi.org/