Një grua dyshohet se ka vrarë veten sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Siç raportoi Insajderi pak më parë, një grua rreth 40 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Viktima jetonte vetëm me nënën e saj.
Në banesën ku viktima jetonte me nënën e saj, pran trupit të saj është gjetur një litar.
Raportimin e Insajderit, e ka konfirmuar edhe policia. Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci tha se rreth orës 11:30 brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, e kanë gjetur një person pa shenja jete.
“Rreth orës 11:30, kemi pranuar informatën se, brenda një apartamenti, në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një person dyshohet të jetë pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, 43 vjeç”.
Tutje sipas Borovcit, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.