Policia e Kosovës dje ka kryer kontroll në dy shkolla në Leposaviq, nën dyshimin për aktivitete ilegale.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani.
“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjinden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi has në diçka të dyshimtë”, tha Elashni.